TOP 10 TRANSFERS
10 transferet më të shtrenjta në histori
Të dhënat janë marrë nga web faqja e gazetës françeze, L'Equipe.
11 July, 2014 @15:56
Luis Suarez është njëri prej lojtarëve për të cilin është shpenzuar më së shumti para për ta marrë kartonin e tij.
Uruguajani u transferua nga Liverpooli në Barcelonë për një shumë rreth 73-75 milionë euro, duke e bërë atë si futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori.
Më poshtë mund t’i shihni se kush janë 10 futbollistët që i kanë kushtuar më së shumti skuadrave për transferimin e tyre.
10. Radamel Falcao
Nga Atletico Madridi në Monaco për 60 milionë euro. (2013)
9. Luis Figo
Nga Barcelona në Real Madrid për 61.7 milionë euro. (2000)
8. Edinson Cavani
Nga Napoli në Paris Saint Germain për 64 milionë euro. (2013)
7. Kaka
Nga Milani në Real Madrid për 67.2 milionë euro. (2009)
6. Zlatan Ibrahimovic
Nga Interi në Barcelonë për 45 milionë + Samuel Eto’o, që gjithsej shuma vlerësohet të jetë 70 milionë euro. (2009)
5. Luis Suarez
Nga Liverpooli në Barcelonë për 73-75 milionë euro. (2014)
4. Zinedine Zidane
Nga Juventusi në Real Madrid për 75 milionë euro. (2001)
3. Neymar
Nga Santosi në Barcelonë për 86.2 milionë euro. Ky transfer fillimisht nga Barcelona ishte njoftuar se ka kushtuar 57 milionë euro, mirëpo pas pagesave shtesë, vlera e transferit është rritur për 29.2 milionë. (2013)
2. Cristiano Ronaldo
Nga Manchester United në Real Madrid për 94 milionë euro. (2009)
1. Gareth Bale
Nga Tottenham Hotspur në Real Madrid për 100 milionë euro. (2013)