Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAHM

Gjermanët, me përvojë në ndeshje të tilla

Gjermanët, me përvojë në ndeshje të tilla


11 July, 2014 @15:23

Philipp Lahm beson në titullin e Kampionit të Botës me përfaqësuesen e Gjermanisë. Ai këtë e ka konfirmuar edhe sot duke besuar në fitore në finalen e së dielës kundër Argjentinës, derisa si përparësi te skuadra e tij e sheh përvojën e bashkëlojtarëve të tij në ndeshje të tilla.

“Shumë nga lojtarët tanë kanë përvojë në finale të mëdha me skuadra të mëdha. Kjo definitivisht është një përparësi për ne,” tha Lahm në konferencën e sotme për shtyp, ku përveç tij të prezent ishin edhe top-golashënuesi i gjermanëve Thomas Muller, si dhe anëtari i staffit, Oliver Bierhoff.

Ndeshja finale ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës do të luhet të dielën nga ora 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014