Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDALJA E BRONZTË

Nderi i Kariokëve përballë Tulipanëve të painteresuar

Nderi i Kariokëve përballë Tulipanëve të painteresuar


12 July, 2014 @13:02

Brazili sonte do të kërkojnë shpëtimin e nderit të kombit pas disfatës turpëruese ndaj Gjermanisë. Kareokët ndeshen me Tulipanët në Brasilia, ku pritet të jenë 72 e mijë e 741 tifozë të pranishëm.

Dëshira dhe frustrimi

Vetë kthimi i Thiago Silvas në mbrojtje i jep fuqi Brazilit, derisa mungesa e tij në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Gjermanisë - besohet të jetë indikatori kryesor i ç‘orientimit brazilian në 7-1. 

“Kemi marrëveshje… deri në përfundim të së shtunës do të kërkojmë më të mirën. Pas kësaj do të ulemi të bisedojmë. Unë do të vazhdoj me jetën time, lojtarët me fitoret e tyre. Sidoqoftë, historia do të shkruaj se Brazili, këtë vjet ka arritur që për herë të parë të kualifikohet në gjysmëfinale që nga titulli i fituar në vitin 2002,” ka thënë përzgjedhësi i këtij vendi, Luis Felipe Scolari, që në një mënyrë ka paralajmëruar edhe dorëheqjen nëse lexohet deklarata e tij me kujdes. 

Në anën tjetër matematikat e holandezëve të udhëhequr nga strategu Louis Van Gaal, pasi i prishi Argjentina me penallti - ata do të dalin në fushë - por pa interes të madh! 

“Gjëja më e keqe është se do të mund të pësosh dy herë me radhë! Në një turne ku luan mirë, shumë mirë, do të duhet të shkosh në shtëpi si humbës - për shkak se i ke humbur dy ndeshjet e fundit! Kjo nuk ka të bëj me sport, mendoj unë. Në gara të këtij lloji nuk duhet të këtë beteja për vendin e tretë, pasi që vetëm diçka llogaritet në fund - Kampioni i Botës,” ka thënë Van Gaal para mediave për ndeshjen e vendit të tretë, që lë mjaftueshëm të kuptohet se Holanda nuk është e interesuar për një gjë të tillë.

Histori e barabartë, Brazili favorit

 

E këtë mendim si duket trajneri i ri i Manchester Unitedit ka arritur t’ia futë në mendje edhe lojtarëve. 

Deklarata e njërit ndër lojtarëve më me përvojë në ekip, Dirk Kuyt, thotë: “Kemi luajtur aq mirë. Kemi arritur aq shumë... dhe do të ishte me të vërtetë turp të kthehemi në shtëpi me 2 disfata”

Dueli i sontëm që fillon në ora 22:00 me orën tonë, do të jetë dueli i 12-të ndërmjet Brazilit dhe Holandës në përgjithësi. Të dyja kanë nga tre fitore, derisa 5 ndeshjet tjera kanë përfunduar me barazim. 

Në Kampionate Botërore, holandezët kanë fituar dy herë nga pesë ndeshje të zhvilluara në tërësi. Fitorja e fundit i takon Tulipanëve që mposhtën Brazilin në “Afrika Jugore 2010” në çerekfinale 2-1. 

Ajo çka vlen të përmendet për holandezët është se ata kanë shënuar plotë 12 gola në Botërorin që do të përfundojë nesër. Mirëpo, ata nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në çerekfinale dhe gjysmëfinale! 

Brazili deri më sot ka zhvilluar tre ndeshje të vlefshme për vend të tretë dhe i ka fituar dy prej tyre. 

Bastoret favorizojnë vendasit me koeficient 2.20 për fitoren e tyre derisa Holandës i ipet kuota 3.25 për fitore. 

SKEMA E PËRGJITHSHME DHE STATISTIKA NGA BRAZILI 2014


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014