TRAJNERI
Sejdiu te Ferronikeli
12 July, 2014 @16:04
Trajneri që nisi stinorin e kaluar me Trepçën 89, Gani Sejdiu, është prezentuar sot si trajner i ri i ekipit nga Drenasi, Ferronikeli.
Pas lënies së vendit bosh nga trajneri i deritashëm i skuadrës, Ramiz Krasniqi, që kishte shkruar historinë e klubit duke e fituar Kupën e Kosovës, drejtuesit e skuadrës gjelbër-e-bardhë, kanë njoftuar për Sejdiun si trajner që do të udhëheq ekipin në stinorin 2014/15.
Sejdiu kishte qëndruar vetëm në 5 xhirot e para të stinorit të kaluar në bankën e Trepçës 89, pas së cilës kishte dhënë dorëheqje dhe prej atëherë ka qenë i papunë.
Ferronikeli ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Sejdiun, derisa kontrat përmban opcionin e vazhdimit për stinorin e radhës.