SHQIPONJAT E STAMBOLLIT

Besiktas demolon Partizanin në Beograd
23 October, 2014 @22:55
Skuadra nga Stambolli, Besiktas, ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Partizanit në Beograd.
Turqit kanë arritur t’i mposhtin serbët 4-0 në fund, për të dalë në krye të Grupit C kualifikues të Europa League, bashkë me Tottenham Hotspurin.
Me fitoren e sontme, ekipi i Slaven Bilicit ka regjistruar fitoren e parë këtë stinor në Europa League dhe tashmë bashkë me Tottenhamin janë skuadrat e vetme pa humbje në këtë grup.
Në krye të Grupit C, Tottenham dhe Besiktas kanë nga 5 pikë, derisa Asteras Tripolis me 4 dhe Partizani me 1, janë dy skuadrat në pjesën e poshtme të grupit.