HUMBJA E PARË

Napoli pëson nga Young Boys
23 October, 2014 @21:28
Ekipi zviceran, Young Boys, ka arritur që të shënojë fitoren e dytë në Grupin I të Europa League, duke ia shkaktuar humbjen e parë favoritit të grupit, Napoli.
Ekipi i Rafa Benitezit, ra në pjesën e dytë kur ish sulmuesi i Paris St Germainit, korpulenti, Guillaume Hoarau, shënoi për 1-0, derisa krejt në fund, zëvendësuesi Leonardo Bertone shënoi për 2-0.
Shqiptari Ardian Nikçi u fut në lojë në minutën e fundit të takimit për Young Boys, të cilët tani kanë rrëmbyer vendin e parë të Grupit I, me pikë të njejta (6) sikurse kundërshtari italian, por me golaverazh më të mirë.