KAÇE 90 MINUTA
paokfc.gr
Fiorentina, pa pardon
23 October, 2014 @21:37
Ekipi vjollcë nga Firenca, Fiorentina, ka arritur që të mposht edhe PAOK-un në Greqi për të vazhduar formën perfekte në Grupin K të Europa League.
Të udhëhequr nga ish sulmuesi i Romës, Vincenzo Montella, ekipi nga Firenca ka shënuar fitore me golin e vetëm të shënuar nga peruani Juan Vargas për fitore 0-1 dhe tre pikë të reja në grupin e tyre.
Te PAOK-u gjatë tërë ndeshjes në mes të fushës luajti reprezentuesi shqiptar, Ergys Kaçe, por pa ndonjë ndikim të madh në lojë.
Fiorentina me 9 pikë maksimale nga tre ndeshje udhëheq këtë grup, derisa PAOK-u i Kaçes ka rënë në vend të tretë, pasi që Guingamp ka kaluar në vend të dytë me një pikë më shumë (4) se grekët. Vendin e fundit në këtë grup e mban ekipi bellorus, Dinamo Minsk.