THE GUNNERS

REUTERS/Eddie Keogh
Biznesi i Wengerit
14 May, 2013 @9:47
Milionat e fituar në krah të tjerëve janë njëra ndër arsyet pse Arsene Wenger është njëri ndër menaxherët më të mirë të futbollit në Angli.
Përveç se punon me të rinjtë ai i mundëson klubit të fitojë edhe kur shet lojtarë.
Kështu, me shpalljen e Barcelonës kampion të Spanjës, si pjesë e marrëveshjes së shitjes së Cesc Fabregasit dhe Alexander Songut, arka e Arsenalit do të pasurohet me 2.75 milionë funta.
Ndërsa një pikë e marrëveshjes së Jay Simpsonit, i cili kaloi nga Arsenali në Hull City në vitin 2010, do ti sjellë topçinjëve edhe 250 mijë funta tjera.
Wenger sonte pret që të shënojë fitore ndaj Wiganit në ndeshjen e mbetur të Premier League dhe të sigurojë edhe Ligën e Kampionëve - që do ta pasuronte Arsenalin edhe me nja 10 milionë funta tjera që tani.