Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLASH

Shkarkohet Mancini

REUTERS

Shkarkohet Mancini


13 May, 2013 @23:44

​Roberto Mancini, trajneri që i solli Manchester Cityt titullin e kampionit dhe kupën FA, është shkarkuar nga detyra. 

Kështu ka bërë të ditur klubi i kaltër nga Manchesteri, në një njoftim zyrtar të lëshuar pak më parë. 

Roberto Mancini, i cili erdhi në City kah fundi i vitit 2009, i ka sjellur klubit trofetë më të rëndësishëm në Angli pas katër dekadave, derisa këtë stinor është mposhtur në finale të FA Cup nga Wigan dhe ka siguruar fundin e Premier League si nënkampion. 

Manchester City ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar deri në fund të stinorit. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League