Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCINI

I erdh fundi

REUTERS/Darren Staples

I erdh fundi


13 May, 2013 @9:14

Shtypi i ditës së sotme në Angli është mbushur me lajme për trajnerin e Manchester Cityt, Roberto Mancini. Sipas mediave angleze, skuadra që u bë kampion stinorin e kaluar dhe nënkampioni i sivjetshëm, do të largojë italianin nga detyra e trajnerit. 

Manuel Pellegrini, trajneri kilian i cili shkaktoi befasi me Malagën në Ligë të Kampionëve duke arritur deri në çerekfinale, pritet ta zëvendësojë Mancinin në detyrën e trajnerit të Manchester Cityt. 

Bile, The Times, ka shkruar se Mancini nuk e ka të garantuar as ndeshjen e nesërme që Manchester City e luan ndaj Readingut si mysafir. 

Manchester City ka humbur edhe në finale të FA Cup nga Wigan. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League