UNITED

REUTERS/Phil Noble
Fitore për Fergusonin
12 May, 2013 @18:58
Fitorja e Manchester Unitedit sot ka qenë vetëm për Sir Alex Fergusonin që do të pensionohet në fund të këtij stinori pas 27 viteve në detyrë si trajner i djajve të kuq.
Ai e bëri Manchesterin klubin më të trofeshëm në Angli duke ia thyer Liverpoolit rekordin e titujve të fituar, ndërsa në xhiron e fundit do ta zhvillojë ndeshjen e tij të 1 mijë e 500 me të kuqtë.
Manchester United mposhti Swansean 2-1 me golin e realizuar në fund të ndeshjes nga qendërmbrojtësi Rio Ferdinand, pasi që më parë kishin shënuar Javier Hernandez dhe Michu, nga një gol për të dyja skuadrat.
PREMIER LEAGUE, SOT:
Manchester United - Swansea City | 2-1 |