WIGAN

REUTERS
Dje festë, sot telashe
12 May, 2013 @18:13
Wigan Athletic (35 pikë) që luan pasnesër ndaj Arsenalit si mysafir duhet të shënojë fitore patjetër. Në të kundërtën fituesi i FA Cupës do të duhet të përshëndetet nga Premier League.
Kjo, pasi sot të gjithë kundërshtarët e saj direkt në luftë për mbijetesë kanë marrë pikë. Sunderland ka barazuar 1-1 me Southamptonin, për të ngritur kuotën e pikëve në 39, ndërsa Norwich City (41) dhe Neëcastle United (41) kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre të sotshëm, WBA dhe QPR.
Deri në fund të kampionatit Wigan do të luaj edhe dy, ndërsa kundërshtarët edhe një ndeshje. Mirëpo, nëse Wigan nuk arrin fitore ndaj Arsenalit - do të përshëndetet nga Premier League.