Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Lazio solide

UTERS/Alessandro Garoffalo

Lazio solide


12 May, 2013 @17:11

Skuadra e Lazios ka arritur të mposht Sampdorian në xhiron e parafundit të Serie A-së për të shpresuar në një vend që dërgon në Europë. 

Sergio Floccari në minutën e 10-të dhe Antonio Candreva nga penalltia në minutën e fundit shtesë të takimit kanë shënuar për fitoren prej 2-0 për lacialët. 

Te skuadra kryeqytetase për 90 minuta në fushë ka qenë Lorik Cana, i cili ka qenë në nivel të detyrës. Derisa te mysafirët nga Xhenova, Shkodran Mustafi gjithashtu ka qenë në fushë nga fillimi deri në fund të ndeshjes. 

Lazio është në luftë me Udinesen për një vend që dërgon në Europa League dhe një xhiro para përfundimit të stionrit ata kanë dy pikë më pak sesa ekipi nga Udine.



SERIE A, SOT

Lazio - Sampdoria 2-0
Udinese - Atalanta 2-1
Napoli - Siena 2-1

 
Të gjitha lajmet nga Serie A