TURQI

REUTERS/Osman Orsal
Derbi 100 minutësh, Fenerit
12 May, 2013 @21:11
Derbi i zjarrtë turk ndërmjet Fenerbahçes dhe Galatasarayit i takoi Fenerit.
Galatasaray kaloi i pari në epërsi me një gol nga penalltia të ekzekutar nga sulmuesi më i mirë i luanëve, Burak Yilmaz, në minutën e 25-të.
Mirëpo, Fenerbahçe nuk la shumë kohë dhe në dhjetë minutat e ardhshme nëpërmjet kamerunasit Pierre Webo arriti të shënojë dy herë (32’ dhe 36’) për të fituar ndeshjen dhe për të kaluar në vend të dytë - që dërgon në Ligë të Kampionëve.
Ndeshja e cila u përshkrua nga dy kartonë të kuq në minutën e 90-të, kur u përjashtua portieri i Fenerbahçes Volkan Demirel dhe mbrojtësi i Galatasrayit, Sabri Sarioglu, zgjati mbi 100 minuta, për shkak të ndërprerjeve të shumta, përkundër se referi kishte sinjalizuar vetëm pesë minuta lojë shtesë.
Galatasaray ka siguruar titullin e kampionit të Turqisë javën që shkoi, ndërsa Fenerbahçe ka tre pikë më shumë se Besiktas që gjendet në vendin e tretë, një xhiro pa përfunduar kampionati dhe nëse nuk ndodh ndonjë befasi, do të zë vendin e dytë që siguron Ligën e Kampionëve.
SUPERLIGA TURKE
Fenerbahçe - Galatasaray | 2-1 |