FEJA

REUTERS/Michael Dalder
Hidhërohet me Boatengun
13 May, 2013 @20:04
Ylli françez, Franck Ribery, i cili nuk përdor alkoolin për shkak të fesë së tij, është shprehur i frustruar me bashkëlojtarin e tij Jerome Boateng, pasi që ai e ka larë me birrë në festën e titullit të Bayernit.
“I kam thënë të gjithëve dhe Boateng e di se nuk doja që të spërkatem aspak me birrë,” ka thënë Ribery.
E Boateng e ka ndjekur në tërë fushën Riberynë derisa e ka lagur të tërin.
“Nuk do të flas më me atë. Ai e di që jam mysliman,” ka përfunduar 30 vjeçari Ribery.
Bayern ka fituar titullin e Bundesligës pas dy vitesh dominimi të Borussia Dortmundit, me të cilët do të takohen në finale të Ligës së Kampionëve.