Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARÇA

Rilëndohet Messi!

REUTERS/Javier Barbancho

Rilëndohet Messi!


13 May, 2013 @10:43

Argjentinasi Lionel Messi, i cili është lojtari më i mirë në botë aktualisht, ka kërkuar që të zëvendësohet 20 minuta pa përfunduar ndeshja në Vicente Calderon, duke e lënë skuadrën me 10 veta në fushë pasi që Tito Vilanova kishte kryer të gjitha zëvendësimet e mundshme. 

“Ai e la fushën pasi që pjesa e njejtë e këmbës që i ishte lënduar së fundmi e afektonte përsëri. Në ndërkohë do të kuptojmë se për çka bëhet fjalë,” ka thënë Vilanova mbrëmë pas fitores ndaj Atleticos, përkundër se ishin me dhjetë veta në fushë. 

Lionel Messi, 25 vjeçar ka shënuar 46 gola këtë stinor në La Liga dhe i duhen edhe katër gola për të barazuar rekordin e golave për një stinor. 

Barcelona ka ende mundësi që të barazojë rekordin e 100 pikëve që e mban Real Madrid. Katalonasit kanë 91 pikë, tre xhiro para përfundimit të kampionatit, derisa kanë siguruar titullin e kampionit. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga