PARIS

REUTERS/Emmanuel Foudrot
Titulli pas dy dekadave
13 May, 2013 @10:16
Gati dy dekada kanë pritur tifozët parisien për t’iu gëzuar titullit kampion. Fitorja e mbrëmshme e Paris St Germain e arritur ndaj Lyonit si mysafir në Stade de Gerland më golin e vetëm të shënuar nga Jeremy Menez ka dalë të jetë goli i titullit.
Ndeshja ka qenë eksplozive me raste nga të dyja palët, ku Bafetimbi Gomis i Lyonit dhe Zlatan Ibrahimovic i PSG-së, nuk arritën të shënojnë pas rasteve të mira që kishin.
Pas fishkëllimës së fundit nga referi, Carlo Ancelotti ka pushtuar fushën bashkë me futbollistët rezervë për të festuar me lojtarët në fushë, një gjë e cila u quajt epokë e re në futbollin françez.
Vitet e fundit në Ligue 1 është bërë luftë tejet interesante për titull kampioni, pasi që gjashtë skuadra të ndryshme kanë fituar titullin në gjashtë vitet e fundit - gjë të cilën asnjë ligë në Europë nuk e sheh.