Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RACIZMI

Roma dënohet me 50 mijë €

Lojtarët e Milanit dhe Romës në fushë duke pritur ndaljen e fyerjeve, kur u ndërpre ndeshja/ REUTERS/Alessandro Garofalo

Roma dënohet me 50 mijë €


13 May, 2013 @19:46

Ndeshja derbi e mbrëmshme që përfundoi pa gola, u ndërpre për dy minuta nga gjyqtari Gianluca Rocchi, për të kërkuar apel zyrtar në stadium për ndalje të fyerjeve raciste që bëheshin nga tifozët giallorossë të Romës. 

Rocci kishte marrë këtë vendim ashtu që të ndalë Kevin Prince Boatengun, që të nxjerrë bashkëlojtarët e tij nga fusha për shkak të fyerjeve raciste. 

Në fund të ndeshjes edhe kapiteni romak, Francesco Totti, u afrua në pjesën e San Siros ku qëndronin tifozët e Romës për t’i kritikuar tifozët. 

Ndërkaq, kryesuesit e ligës italiane, sot morrën vendim që Roma të dënohet me gjobë prej 50 mijë eurosh dhe një vërejtje për shkak të gjesteve, fyerjeve dhe këngëve diskriminuese ndaj lojtarëve të Milanit. 

Pak më parë, edhe klubi kuq-e-verdhë romak, është prononcuar zyrtarisht se dënon çdo formë të abuzimit racist nga kushdo që vjen. 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A