COPA AMERICA 2021

Blick: Neymar si Xhaka
18 June, 2021 @11:49
Zviceranja Blick duke bërë lajmin për fitoren e Brazilit ndaj Perusë në mëngjesin e hershëm sot, kanë shfrytëzuar atë të bëjnë një krahasim mes superyllit botëror Neymar dhe kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka. Borozani.com
“Pas fitores së shënuar në rrethin e parë, Neymar ka shkuar te frizeri për t’i lyer flokët si Xhaka,” ka shkruar ndër të tjera Blick, ndërsa ka shtuar edhe postimin e legjendës së futbollit, Pele, që ka shkruar: “Është kënaqësi të shohësh një lojtar të tillë”.
Brazili përndryshe ka shënuar edhe fitoren e dytë në grup të Copa America 2021, duke e mposhtur Perunë 4-0 dhe ka pikë maksimale pas dy ndeshjeve, 6.