HOLANDA 2-0 AUSTRIA
Holanda bindëse, siguron të tetën e finales
17 June, 2021 @22:53
Holanda ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të Grupit C të EURO 2020 duke e mposhtur Austrinë 2-0 [Depay 11p., Dumfries 67] në Johan Cruyff ArenA.
Goli i Memphis Depayit në fillim të ndeshjes nga penalltia ka dhënë sinjalet për dominim të tulipanëve në ndeshje, ndërsa të përzgjedhurit e Frank de Boerit kanë pasur disa raste për të shënuar para se në minutën e 67 të duelit Denzel Dumfries të vulos fatin e takimit.
Me këtë fitore Holanda siguron të tetën e finale së EURO 2020 duke u kualifikuar tutje, gjithashtu duke i dhënë fund shpresave të Maqedonisë Veriore për ndeshjen e fundit - e në anën tjetër Ukraina dhe Austria në duelin e fundit të grupit do të përleshen direkt për kualifikimin e njërës, e ndoshta edhe të të dyjave varësisht nga rezultatet e grupeve tjera.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Për Holandën sonte luajti edhe Matthijs de Ligt, duke sjellë stabilitet në mbrojtje, ndërsa deri në fund të duelit de Boer ndërroi 5 lojtarë për t’i dhënë rast edhe lojtarëve si Nathan Ake, Donyell Malen, Owen Wijndal, Ryan Gravenberch dhe Luuk de Jong.
Bashkë me Italinë dhe Belgjikën, Holanda bëhet vendi i tretë që siguron të tetën e finales në EURO2020.