MEDIA TALK
Borxhet, premtohet shlyerja te disa klube
9 December, 2021 @12:21
Disa skuadra kosovare vërehet që bëjnë lëvizje në rezultate përgjatë stinorit. Dhe atë të thella. Ato kryesisht nisin me rezultate të mira, e pastaj radhisin humbjet.
Arsyeja, mospagesa e futbollistëve.
Shpesh herë dhe jo pa ndërprerje skuadrat gjithmonë kanë telashe të tilla, derisa në një artikull të botuar në koha.net sot është bërë e ditur se një pjesë e konsiderueshme e skuadrave të Superligës kanë borxhe ndaj lojtarëve.
Në emisione të ndryshme javore sportive në televizione të Kosovës shpesh herë është bërë e ditur se në ekipet e Superligës ka lojtarë që pagohen deri në 7 mijë euro për muaj, por në anën tjetër ka edhe futbollistë që s’marrin asgjë për punën që e bëjnë, edhe pse klubet në vete quhen profesioniste.
Për t’i shlyer borxhet shpejtë, janë deklaruar nga Llapi e Feronikeli. Ndërsa pa borxhe nuk janë as Prishtina e Ballkani, që luftojnë për kreun e renditjes, ka bërë të ditur gazeta në fjalë, njëjtë sikurse edhe Drenica që veçse ka shpallë krizën, ndërsa ende nuk ka kryesi të re zyrtarisht, pas dorëheqjes së asaj të vjetrës në fund të muajit të kaluar.
Gjithashtu, është mësuar se Drita, Dukagjini, Gjilani, Malisheva e Ulpiana, nuk kanë borxhe ndaj lojtarëve.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se skuadra i lëshon pagat deri më datën 10 të këtij muaji dhe se “as BQK-ja nuk është më rregullt sesa Llapi në pagesa.” Pagat mujore te Llapi shkojnë në 60 mijë euro në muaj. Shuma mesatare e rrogave në Superligë parashihet të jetë rreth 50 mijë euro në muaj.
Paramendoni situatën në shumicën e skuadrave të Ligës së Parë, Grupi A dhe B, e mos të flasim për Ligën e Dytë të Kosovës.
i:
(burimi: koha.net). |