Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DA SILVA

Brazili mbetet i rrezikshëm

Brazili mbetet i rrezikshëm


23 June, 2015 @9:56

Paulo Da Silva, mbrojtësi me përvojë i Paraguajit, ka parashikuar një ndeshje të vështirë për reprezentacionin e tij në çerekfinale të Copa America ndaj Brazilit. 

As mungesa e Neymarit nuk e bën Brazilin më të dobët para paraguajanëve, të cilët synojnë gjysmëfinalen e vështirë përmes maksimumit të tyre në përballje me Kareokët. 

“Neymar është shumë i rëndësishëm për Brazilin. Ai e tregoi në Barcelonë se sa është i rëndësishëm për ekipin. Por, Brazili mbetet i rrezikshëm edhe pa Neymarin në formacion. E ne duhet të japim maksimumin tonë për të arritur në gjysmëfinale,” ka thënë 35 vjeçari Da Silva në konferencë për shtyp para përballjes me Brazilin. 

Brazili ndeshet me Paraguajin më 27 qershor në ora 23:30 me kohën tonë, ku do të përcaktohet gjysmëfinalisti i fundit i Copa America 2015 .


 
Të gjitha lajmet nga Copa America 2015