MEDIA TALK

Bruno para dyfishit të pagës dhe kontratës së re
9 May, 2021 @13:37
Super-mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është pranë ripërtritjet së kontratës së tij me ekipin, pas paraqitjeve briliante aty - që nga dita e parë kur erdhi në Old Trafford.
Ndikimi i Brunos te Manchester United ka qenë fantastik dhe drejtuesit e klubit po mendojnë që shpejt t’ia rinvojnë kontratën si dhe t’ia dyfishojnë pagën.
Kështu, sipas the Sun, portugezi Bruno Fernandes që aktualisht fiton 100 mijë funta në javë, pritet të arrijë shpejt marrëveshjen për 200 mijë funta si rrogë javore.
Vetëm këtë sezon Bruno ka shënuar 16 gola e 11 asistime për Djajt e Kuq.