NGA EMISIONI
Bunjaki: Do të ketë lojtarë të ri
14 May, 2017 @23:37
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, që aktualisht është mysafir në emisionin sportiv 2 me 1, ka bërë të ditur se në prag të ndeshjes me Turqinë që do të zhvillohet më 11 qershor, pritet të ketë ofrime të reja në reprezentacion.
“Kemi hyrë në fazën finale, pasi që ka më pak se një muaj për ndeshje ndaj Turqisë. Jemi duke i vëzhguar të gjithë lojtarët dhe po, ka mundësi ofrimesh të reja,” ka thënë ai.
Bunjaku gjithashtu ka bërë të ditur se ka biseduar me Florent Hadërgjonajn lidhur me afrimin e tij në reprezentacion, por për shkak të situatës së klubit të tij, ende nuk pritet të ketë përgjigje definitive nga mbrojtësi 22 vjeçar i Ingolstadtit.