LIRIA-TREPÇA
Liria pranë shpëtimit, Trepça bie nga Superliga
14 May, 2017 @19:14
Dueli në Përparim Thaqi që ishte u desht të luhej pa prani të shikuesve pasi që Liria ishte e dënuar për një ndeshje me mosprani të publikut nga FFK, kaloi mjaft interesant edhe pse nën shiun që s’u ndalë fare.
Liria ka shënuar fitore tepër të rëndësishme për t’i ikur zonës së barazhit, 3-1, ndërsa Trepça tashmë është anëtare e Ligës së Parë të Kosovës.
Shpresat për largim nga barazhi Lirisë ia dha së pari Meriton Korenica, më pas Trepça u mbajt gjallë përmes Ajdinit, që barazoi në 1-1 me të nisur pjesa e dytë.
Sidoqoftë, dominimi i Lirisë i përshkuar gjatë gjithë ndeshjes, u kurorëzua me fitore kur Robert Gjeraj pranoi top nga Liridon Fetahaj dhe asistoi te Fillim Guraziu, që hyri si zëvndësues i Henry Chibuezes, për 2-1.
E për të përfunduar gjithçka bukur, Liridon Fetahaj, më i dalluari i ndeshjes, shutoi për një super-gol të Lirisë dhe vulosje të tre pikëve në Prizren, e nga jashtë stadiumit Arpagjikt festonin, pasi që kishin gjetur vend në një ndërtesë pranë stadiumit.