PARA FINALES

Ballistët bojkotojnë finalen e Kupës
14 May, 2017 @16:00
Tifozëria e Shkëndijës së Tetovës, Ballistët, ka bërë të ditur se do të bojkotojë ndeshjen finale të Kupës së IRJ Maqedonisë pasi që Federata e këtij vendi i ka ndarë vetëm 300 bileta ekipeve finaliste.
Kërkesa e Ballistëve është që të respektohen kriteret e finaleve të garave ndërkombëtare!
Rregull i UEFA-së është që në finale të garave ndërkombëtare ekipet finaliste marrin nga 30% të biletave ndërsa 40% nxirret në shitje për shikuesit neutral.
Stadiumi i Strumicës, Mladost, ka 6 mijë e 500 ulëse.
Finalja ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit zhvillohet më 17 maj.