FERONIKELI-PRISHTINA
Prishtina mposht Niklin, afër të bëhet nënkampion
14 May, 2017 @19:10
Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme sot në kuadër të xhiros së XXXI të Superligës, tashmë ndaj ish-kampionit, Feronikelit dhe atë si mysafir, 1-2.
Kanë qenë sulmuesit afrikanë të ekipit bardhekaltër që i kanë dhënë fitore prishtinasve të drejtuar nga Arsim Thaqi.
Së pari Basit Khalid dha golin e avantazhit për Prishtinën, kur shënoi në minutën e 20 të takimit, ndërsa Feronikeli barazoi nga penalltia, të cilën e realizoi Behar Maliqi, për 1-1.
Sidoqoftë, në pjesë të dytë Gauthier Mankenda ka shënuar për fitore të madhe të Prishtinës, që falë edhe fitores së Trepçës’89 ndaj Llapit, është afër të bëhet nënkampion.