DRITA-HAJVALIA
Drita shpërthen në fund, mbetet në lojë
14 May, 2017 @19:48
Dritës përkundër lojës kërkuese sot, i janë dashur plotë 65 minuta lojë për të gjetur rrugën e golit në përballje ndaj Hajvalisë së njomë, që po luan jashtëzakonshëm përkundër se ka rënë nga Superliga qe sa.
Ka qenë Semir Zeneli që ka shënuar golin e parë dhe të epërsisë për Dritën sot në minutën e 65 të ndeshjes, ndërsa më pas, Dren Gashi shënoi për 2-0 dhe vulosi fitoren e ekipit gjilanas.
Tash Drita mbetet ende në shpresa për t’i ikur zonës së barazhit, në dy xhirot e fundit, ndërsa në të kundërtën duhet të kërkojë mbijetesën në Superligë përmes barazhit.