DRENICA-BESA
Drenica edhe teorikisht, i ik barazhit
14 May, 2017 @19:29
Përkundër se ka qenë rehat në pozitën e shtatë, sot Drenica nuk ka kalkuluar fare në Bajram Aliu për të shënuar fitore ndaj Besës dhe për të qenë jashtë barazhit edhe teorikisht me fitore 3-1.
Treshja ofanzive e kuqezinjëve nga Skenderaj ka qenë përsëri në element. Së pari Kreshnik Lushtaku shënoi për avantazh pak para fundit të pjesës së parë për 1-0. Por, Besa barazoi menjëherë me të nisur pjesa e dytë, 1-1.
Më pas, akordohet penalltia e parë për Drenicën në këtë stinor në Superligë, kur Taulant Dajaku realizon për 2-1, e 15 minuta para fundit, Granit Arifaj shënoi për 3-1 që siguroi tre pikëshin e shpëtimit teorik për Drenicën.