TALENTI I RI
Bunjaki nënshkruan me Eintrachtin
23 June, 2015 @14:51
Sulmuesi i ri i Kosovës, Enis Bunjaki, është shpërblyer me kontratë profesionale nga Eintracht Frankfurti sot, ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij klubi gjerman.
Golashënuesi më i mirë i ekipit
“Bunjaki ka marrë kontratë profesionale dy vjeçare. Ai ka shënuar 15 gola në ligën regjionale të juniorëve me ekipin tonë,” ka shkruar në njoftim faqja zyrtare e Eintrachtit.
Kontrata profesionale, shpërblim për punën
“Me 15 gola ai ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit U-19, ndërsa kontrata profesionale është shpërblim për punën e tij të palodhshme”, ka shtuar Armin Kraaz, drejtori i qendrës së performancave në klubin e famshëm gjerman.
LETËRNJOFTIMI I ENISIT:
Emri dhe Mbiemri: | Enis BUNJAKI | ||
I lindur: | 17 tetor 1997 | ||
Gjatësia: | 178 centimetra | ||
Shtetësia: | Gjermane/ Kosovare | ||
Pozita: | Sulmues/ Mesfushor Ofanziv | ||
Vendlindja: | Offenbach (Gjermani) |