LORIK CANA
Marseille uron mirëseardhje për Canën!
23 June, 2015 @13:15
Kohëve të fundit po përflitej shumë për largimin e kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Canës, nga skuadra e tij, Lazio.
Përvoja katër vjeçare në skuadrën romake pritet të merr fund këtë verë, derisa interesim për futbollistin kuqezi kanë shprehur shumë skuadra, ndër ‘ta edhe ish skuadra e tij, Olympique Marseille.
Madje zërat e kalimit të tij të mundshëm tek françezët së fundi është shpeshtuar mjaftë, pas një cicërime në Twitter nga llogaria zyrtare e klubit marsejez.
“Mirsevjen kapiten,” është shkruar në Twitter, pranë fotografisë së Lorik Canës derisa luante me fanellën e Marseille-it.
Megjithatë, kjo cicërimë ishte për mirëseardhjen e Lorik Canës në Twitter, i cili sapo ka hapur llogari zyrtare në këtë rrjet social, e jo siç pretendohej nga shumëkush, për kalimin e tij tek ish klubi.
Twelcome capitaine @lorikcana ! #OlympienAjamais pic.twitter.com/swcvBNPzjJ
— Olympique Marseille (@OM_Officiel) June 23, 2015