DERBI MADRILEN

REUTERS/Juan Medina
Burgos kërcënon Mourinhon
6 December, 2012 @8:59
Derbi i qytetit, rivaliteti i madh dhe presioni… Këto kanë qenë ndër arsyet që asisteni i trajnerit të Atletico Madridit Diego Simeone, German Burgos, ta kërcënojë trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, me fjalët “Shiko, unë nuk jam Tito! Ta këpusë kokën,” shkruan El Mundo, duke aluduar në provokimet dhe sulmin që e kishte bërë Mourinho ndaj ish ndihmës trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova.
Sipas të përditshmes spanjolle dyshja Burgos - Mourinho kanë pasur disa fërkime të vogla gjatë ndeshjes, të pamundura të vërehen, mirëpo në një moment Burgos i është afruar bankës së Realit dhe duke ia drejtuar gishtin tregues Mourinhos - ia ka thënë fjalët të përmendura më lartë.
Ndërsa kur Jose u pyet nga gazetarët lidhur me këtë ngjarje ai u përgjigj në stilin e tij: “Burgos? Kush është ai?,” ka qenë përgjigjja e Mourinhos.
E në pyetjen e njejtë, ndihmësi i Simeones buzëqeshi ironikisht.