KTHEHET

Cabaye kthehet në Premier League
10 July, 2015 @10:12
Mesfushori i Paris St Germainit, Yohan Cabaye, i është rikthyer Premier League-së angleze. Mediat britanike njoftojnë se ai ka nënshkruar me Crystal Palace-in për 12.5 milionë euro dëmshpërblim në drejtim të PSG-së.
Cabaye kështu, do të punojë përsëri nën urdhërat e ish trajnerit të tij, Alan Pardew, me të cilin ka punuar edhe në Newcastle United.