SERIE A

REUTERS/Tony Gentile
Cagliari në Torino ndaj Milanit
8 February, 2013 @9:35
Stadiumi i Cagliarit, Is Arenas, është ende i pasigurtë dhe komuna e qytetit në ishull bashkë me udhëheqësit e Serie A-së ende nuk japin leje që Cagliari t’i luajë ndeshjet aty.
Për këtë arsye, ndeshja ndërmjet Cagliarit dhe Milanit është vendosur që të luhet në stadiumin Olimpik të Torinos të dielën.
Ndeshja Cagliar - Milan fillon në ora 15:00. Milan është aktualisht në vendin e katërt me 40 pikë, derisa Cagliari gjendet në vendin e 16-të me 24 pikë.