Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I BARAZHIT

Caktohet data e barazhit, Rahoveci - Ramiz Sadiku

Foto: KFRahoveci/fb

Caktohet data e barazhit, Rahoveci - Ramiz Sadiku


28 May, 2019 @16:43

Sot është hedhur shorti i barazhit për Ligë të Parë të Kosovës në futboll, ku përveç çiftit Bashkimi - Dardana, çifti tjetër është bërë Rahoveci - Ramiz Sadiku.

Ramiz Sadiku përfundoi Ligën e Parë në pozitën e 13 dhe do të luftojë për të ruajtur statusin e saj ndaj Rahovecit, që vjen nga Liga e Dytë Grupi A.

Përballja do të zhvillohet në Mitrovicë, në stadiumin Riza Lushta, ndërsa ndeshja do të luhet të hënën më 3 qershor me fillim prej orës 16:00.

TABELA E LIGËS SË PARË

Ndeshja do të përcaktojë fituesin atë ditë. Pra, nëse nuk ka fitues përgjatë 90 minutave, dueli shkon në vazhdime, e pastaj në rast nevoje edhe penallti.

Cilido ekip që e fiton duelin do të luajë në stinorin 2019/20 në Ligë të Parë, ndërsa humbësi në Ligë të Dytë.

Rahoveci në stinorin 2017/18 kishte rënë nga Liga e Parë në të Dytën dhe synon rikthimin e menjëhershëm.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë