ORARI / SUPERLIGA

Caktohet orari i xhiros 23 në Superligë
2 March, 2021 @18:46
Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros 23 në Superligë.
Te premtën më 5 mars, Besa e pret Trepçën’89, kurse Ballkani e Drenica takohen në Suharekë.
Më 6 mars Gjilani përballet me Arbërinë, derisa Prishtina me Llapin.
Xhiroja mbyllet me ndeshjen në mes të Feronikelit dhe Dritës, që luhet më 7 mars nga ora 13:30.
Të gjjitha ndeshjet e tjera përveç Niklit e Dritës, luhen nga ora 13:00.