JUBILEU I KAPITENIT LEGJENDAR
Cana zyrtarisht mbyll karrierën në ndeshjen Shqipëri-Itali
21 September, 2017 @15:03
Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, më 9 tetor para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” do të mbyll karrierën si futbollist.
FSHF ka bërë të ditur sot se organizuar një ceremoni rasti për Canën, ndërsa e gjithë kjo do të ndodh në prag të ndeshjes Shqipëri-Itali që zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Lorik Cana është lojtari që ka veshur më së shumti fanellën e Shqipërisë në ndeshje zyrtare për ekipin. Ka udhëhequr ekipin si kapiten në kualifikim historik për Kampionatin Europian “Franca 2016”, ndërsa si futbollist ka qenë pjesë e ekipeve në Premier Ligë, Serie A, Ligue 1 dhe Superligën turke.