PARA DERBIT
Derbi i dy kampionëve të fundit
21 September, 2017 @14:04
Xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës hapet nesër në ora 16:00 kur në program është debri ndërjmet Feronikelit dhe Trepçës’89.
Dy skuadrat, kampioni i vitit të kaluar dhe ai aktual do të ndeshen në Rexhep Rexhepi, në duelin që parashihet të jetë më interesanti i javës.
Sa i përket statistikave të stinorit të kaluar: Feronikeli ka qenë bindshëm më i mirë se ekipi mitrovicas. Ish-kampioni ka shënuar dy fitore dhe ka barazuar në tre ndeshjet e zhvilluara gjatë stinorit të kaluar.
Aktualisht, nga 5 xhirot e para të këtij stinori, Feronikeli ende s’ka pësuar humbje dhe ka bilanc 2 fitore dhe 3 barazime, derisa 89-shi kampion largoi trajnerin Zekirija Ramadani dhe vazhdoi me humbje, duke pasur bilanc aktual 2 fitore e 3 humbje nga 5 xhirot e para.
Sa i përket golashënuesve, te ekipi i drejtuar nga Gani Sejdiu, Granit Arifaj është shënuesi më i mirë me 2 gola të shënuara deri tash, ndërsa te ai i Sabit Osmanit, Florent Hasani me njashtu, 2 gola.