I LËNDUARI
De Sciglio rikthehet brenda 1 muaji
20 September, 2017 @15:41
Agjenti i Mattia De Sciglio, tha se mbrojtësi i Juventusit do të rikthehet në fushë mbrenda 3 ose 4 javëve.
Reprezentuesi italian që u lëndua në ndeshjen ndaj Barcelonës në humbjen 3-0 në Ligën e Kampionëve, nuk do të rikthehet deri pas përfundimit të eliminatoreve për Kampionat Botëror.
“Ai u dëmtua në Ligën e Kampionëve, do ta shohim në fushë në 3 ose 4 javët e ardhshme,” tha Donato Orgnoni për Radion Crc.
“Scudetto? Unë gjithmonë e shoh një Juventus të fortë, gjithashtu unë e shoh një Napoli në rritje. Më në fund këtë vit do të kemi tre ose katër skuadra që do të luftojnë për të fituar titullin.”
De Sciglio luajti mirë deri në momentin kur u largua nga loja për të një lëndimi.