SERIE B
Çani siguron pikën
4 February, 2017 @20:31
Goli i Edgar Çanit, i ka siguruar një pikë skuadrës së tij, Pisa, në përballje me skuadrën Entella, që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Çani u aktivizua nga minuta 68’ duke e zëvendësuar sulmuesin tjetër shqiptar, Rei Manaj, derisa në portë, si zakonisht ishte reprezentuesi kosovar, Samir Ujkani.
Skuadra e treshes shqiptare nga minuta 72’ luajti me një lojtar më pak.