S'KALON

REUTERS/Arkiv
CAS refuzon Platininë
11 December, 2015 @10:39
I suspenduar me 90 ditë mosushtrim detyre, Michel Platini, ka kërkuar nga Gjyqi Arbitrar Sportiv (CAS) që t’i hiqet ky suspendim.
Mirëpo, CAS ka refuzuar kërkesën e Platinisë sot.
Platini është suspenduar nga detyra për shkak të aferës së korrupcionit në FIFA, ku ai ka pranuar miliona euro për punë konsultimi nga kreu i FIFA-së, Sepp Blater. Suspendimi i Platinisë zgjat deri më 5 janar 2016, derisa të kryhen të gjitha hulumtimet me rastin në fjalë.
Komisioni etik i FIFA-së ka rekomanduar që Platinisë t’i ipet suspendim i përjetshëm.
Me këtë rast, Platini nuk do të mund të jetë i pranishëm në shortin për EURO 2016 që mbahet nesër në Paris.