Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Challandes i befasuar nga kritikat! Problemet në sulm

Challandes i befasuar nga kritikat! Problemet në sulm


13 October, 2020 @19:10

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Greqinë ka deklaruar se është i befusuar me kritikat e shumta që iu drejtuan reprezentacionit.

Ai edhe njëherë ka përkujtuar se dhjetë lojtarë të Kosovës mungojnë, jo për arsyetim, por për të analizuar më pas këto rezultate.

“Dy gjëra dua t’i ceki. Në kontingjentin tonë na mungojnë dhjetë lojtarë shumë të rëndësishëm. Nuk dua të flasë për ata që mungojnë, por duhet pasur parasysh kjo kur të bëhen analizat. E dyta jam i befasuar me kritikat e shumta për rezultatet tona. Për mua është pak problem kjo. Unë nuk dua të humbas, por Greqia është Greqi, është vend i madh futbolli dhe ka shumë lojtarë që luajnë jashtë. Ne luajmë në Ligën C dhe nuk duhet të presim të fitojmë pa problem ndaj Greqisë, Sllovenisë apo Moldavisë. Moldavia, edhe vet trajneri i Greqisë tha se ishte shumë vështirë ndeshja. A e keni parë ndeshjen? Pa atë penallti, pa karton të kuq ndaj Moldavisë, ndoshta Greqia nuk do të fitonte. Nuk është e lehtë për ne. Në rregull më pëlqen të luaj mirë. Nuk është e lehtë të shënosh ndaj Sllovenisë. Lojtarët sllovenë vrapojnë shumë. Nuk ishte e mjaftueshme, por nuk mund të mendojmë se mund të fitojmë e në edicionin e ardhshëm të jemi në Ligën B. Isha pak i befasuar me aq shumë kritika,” ka thënë zvicerani sot në Athinë.

TABELA AKTUALE dhe REZULTATET

Ai ka kërkuar nga lojtarët që të bëjnë më të mirën e mundshme për ndeshjen e radhës dhe ka thënë se tash është momenti për të qëndruar bashkë.

“Kemi pasur shumë probleme në skuadër, veçanërisht me lëndimet e lojtarëve. Rezultatet nuk janë të mira. Ka qenë zhgënjim i madh pas Maqedonisë, nuk ishte lojë e lehtë ndaj Sllovenisë e nuk është as ndaj Greqisë. Duhet të qëndrojmë skuadër. Ta bëjmë më të mirën e mundshme”, ka deklaruar Challandes.

Challandes

Përndryshe Challandes ka hedhë poshtë mundësinë që të luajë futboll defanziv ndaj Greqisë.

“Problemi i vërtetë ka qenë në aspektin ofansiv, jo në atë defansiv. Është e qartë se nuk kemi shënuar shumë gola. Nëse shikoni golat e pranuar, kemi shënuar autogol, një ndeshje nga gjuajtja e lirë, pastaj një gol nga një gabim se tentuam kurthin e ofsajdit. Problemi ynë ishte se nuk arritëm të shënonim gol. Mund të provojmë të ndryshojmë skemën, por jo për të tentuar të luajmë më mirë në aspektin defansiv, por të kemi sa më tepër mundësi shënimi,” tha ndër të tjera Challandes, që ka fituar vetëm një pikë me Kosovën nga 3 ndeshjet e para të zhvilluara në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.

TABELA AKTUALE dhe REZULTATET

Kosova përndryshe ka humbur ndeshjen më të rëndësishme në historinë e deritashme të saj, duke pësuar nga Maqedonia e Veritu 2-1 në përballjen që siguronte finalen e PlayOffit dhe biletën për EURO 2020.

Përpos kësaj, në Ligë C të Kombeve ekipi ende s’ka shijuar fitoren, ndërsa ka të humbura 2 nga 3 ndeshje të zhvilluara, kurse ka pranuar gol në secilën ndeshje.

Kosova, aktualisht ka një pikë në grup, ndërsa ndaj Greqisë luan nesër (14 tetor) me fillim prej orës 20:45 në stadiumin olimpik të Athinës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve