Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Challandes: I shoh problemet, duhet të gjejmë zgjidhje

Foto: FFK

Challandes: I shoh problemet, duhet të gjejmë zgjidhje


10 October, 2020 @22:04

Selektori i Kosovës Bernard Challandes në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes ndaj Sllovenisë ka folur edhe për duelin e fundit ndaj Maqedonisë Veriore por edhe për të nesërmen ndaj sllovenëve.

“Nëse duhet të jap analizë për ndeshjen e fundit atëherë mund të them se rezultati ishte i keq, ndeshja jo shumë e keqe, por as jo shumë e mirë,” ka thënë Challandes.

“Po të shënonte Aliti në minutën e fundit të ndeshjes për 2-2 dhe të fitonim ndeshjen, çfarë do të thonit në atë situatë? Skuadër e mrekullueshme, mentalitet i shkëlqyer. Besuan, luftuan… Tash na duhet e njëjta,” ka shtuar zvicerani.

TABELA AKTUALE DHE KALENDARI I GARAVE

Kurse sa i përket duelit të radhës ai ka qenë i qartë.

“I di problemet. Kur flas për to kam parasysh tri ndehjet e fundit. Problemet janë evidente. Nuk krijojmë sa duhet. Deri në 30 metrat e fundit të fushës luajmë mirë, por në fund nuk po kemi momente ku mund të mendojmë ‘mund të bëhet gol’. Ky është problemi ynë tani. Kjo është sfida ime, veçanërisht ndaj Sllovenisë,” ka bërë të ditur Challandes.

Kosova nesër zhvillon ndeshjen e tretë në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve ndaj Sllovenisë.

Kosova nuk ka shënuar asnjë fitore në këtë grup dhe vjen pas një barazimi e një humbjeje.

Kosova - Sllovenia nuk janë takuar asnjëherë më parë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve