Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Challandes: Mund të kemi ndryshim të sistemit

Foto: FFK

Challandes: Mund të kemi ndryshim të sistemit


6 September, 2020 @9:42

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Greqisë ka bërë të ditur se grekët janë favorit për këtë ndeshje, por Kosova do të tentojë të fitojë.

Zvicerani ka theksuar se mund të ketë edhe ndryshim të sistemit të lojës në këtë ndeshje.

“Sa i përket kësaj lige kjo mund të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme. Padyshim që Greqia është favorite, por ne do të mundohemi të fitojmë ndaj tyre. Mund të ketë ndryshim të sistemit, por duhet ta kemi parasysh që kemi një kundërshtar që nuk na lejon të luajmë ashtu si dëshirojmë ne,” ka thënë ai.

Sa i përket duelit, në pyetjen se a do të dalë Kosova në fushë për fitore apo barazim, aty Challandes ka qenë i qartë duke treguar se filozofia e punës së tij nuk lejon që ai të përgatisë ndeshje për barazim.

TABELA AKTUALE

“Filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatis ndeshjen për barazim. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë, por ne do të kërkojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë,” ka thënë ndër të tjera njëshi i reprezentacionit të Kosovës, që këtë muaj ka vazhduar kontratën edhe për dy vite tjera me FFK-në për të drejtuar dardanët.

Përballja mes Kosovës dhe Greqisë luhet sonte në Fadil Vokrri të Prishtinës, pa publik dhe është dueli i parë në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve që Kosova e luan si vendas.

Ndeshja Kosovë - Greqi do të fillojë prej orës 20:45. Kosova dhe Greqia kanë barazuar në përballjet e tyre të para të grupit si mysafire. Kosova është ndarë 1-1 me Molldavinë në Ennio Tardini të Parmës, ndërsa Greqia ka barazuar pa gola ndaj Sllovenisë në Stozice të Ljubljanës.

Përndryshe, kjo është përballja e parë mes dy vendeve qysh prej pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve