WBA 3-3 CHELSEA
Chelsea nxjerr pikë nga ndeshja thuajse e humbur
26 September, 2020 @20:29
Chelsea ka pasur punë të vërtetë sonte, ndërsa Frank Lampard do të duhet të rishikojë mirë e mirë ekipin pas duelit ndaj të rikthyerve në Premier Ligë, WBA.
Pas pjesës së parë Chelsea ishte në disavantazh në Hawthrons, 3-0, pasi që të tri golat të kaltërit e Londrës i pranuan pas gabimeve të lojtarëve të tyre, mes të cilëve edhe kapiteni i ekipit, i posaardhuri Thiago Silva.
Sidoqoftë, djelmoshat e Lampardit arritën të kthehen në lojë në pjesë të dytë pas golit të Mason Mount që i dha krahë ekipit, ndërsa 20 minuta para fundit Callum Hudson-Odoi dhe në sekondat e fundit të ndeshjes Tammy Abraham barazoi për përfundimtaren 3-3 [Robinson 4, 25, Bartley 27 - Mount 55, Odoi 70, Abraham 90+3].
Të drejtuar nga Slaven Bilic, West Bromwich Albionit iu mohua për pak një fitore e madhe dhe e papritur krejt në fund të ndeshjes, për të marrë kështu pikën e parë të stinorit.
Në anën tjetër angazhimi i talentit gjerman të ardhur këtë verë te Chelsea, Kai Havertz, ka qenë i jashtëzakonshëm në luftë për të kthyer ekipin në lojë.