Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMFORD BRIDGE

Chelsea thërret lojtarët

Chelsea thërret lojtarët


30 April, 2020 @23:33

Skuadra e Chelseat ka kërkuar nga lojtarët e saj të huaj që të kthehen në Angli më së largu deri të dielën, më 3 maj.

Disa lojtarë të ekipit, përfshirë këtu edhe mesfushorin brazilian Willian, janë lejuar nga klubi që të kthehen në shtëpi pas shpërthimit të pandemisë coronavirus dhe pezullimit të garave më 13 mars.

Por tash, skuadra nga Stamford Bridge ka kërkuar kthimin e tyre pasi që Premier Liga po shikon mundësitë e rifillimit të stinorit dhe klubet po bëhen gati për stërvitje posa të marrin dritën e gjelbër nga drejtuesit e ligës.

Nesër, do të mbahet edhe një video-takim me klubet e Premier Ligës ku do të diskutohen hapat për vazhdimin e stinorit 2019/20.

Emerson, Christian Pulisic dhe disa lojtarë tjerë gjithashtu janë nëpër shtëpitë e tyre në vendlindje dhe pritet që nesër të marrin konfirmimin zyrtar për rikthim në Londër.

Në Premier Ligë janë zhvilluar 29 xhiro deri më 13 mars, ku Liverpool pritet të fitojë titullin e parë të kampionit prej se kështu quhet liga pasi që ka 25 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë Manchester City, ku këta të fundit janë kampionë në fuqi ende.

Chelsea, është në rrugë të mirë të sigurojë një vend në Champions League për stinorin e ardhshëm, pasi që është në pozitën e katërt me tre pikë më shumë sesa ndjekësi i tyre më i afërt, Manchester United.


 
Të gjitha lajmet nga