BALLON D'OR

REUTERS
Cili?
7 January, 2013 @13:40
Trioja Messi - Ronaldo - Iniesta janë kandidatët për marrjen e çmimit prestigjioz individual për futbollistin e vitit të shkuar.
A do të jetë argjentinasi ai që do ta merr këtë çmim, do të kuptohet pak para orës 20:00 sonte në Kongressahausin e Cyrihut të Zvicrës. Nëse e fiton Messi këtë shpërblim, ai do të kalojë Johan Cruyffin, Marco van Bastenin dhe Michel Platininë, të cilët janë të vetmit me nga tre çmime të tilla të fituara.
Gjeniu 25 vjeçar i Barcelonës, gjithashtu do të mund të tejkalojë rekordin e sot kryetarit të UEFA-së, Michel Platini, për këtë çmim të fituar tre herë me radhë. Platini e kishte fituar këtë çmim tre herë me radhë në vitet e ‘80-ta të shekullit të kaluar.
Sot, gjithashtu do të bëhet i ditur edhe trajneri më i mirë i vitit që në konkurrencë ka treshen: Vicente del Bosque, Jose Mourinho dhe Josep Guardiola.
FIFA FIFPro 11-shja më e mirë e botës, gjithashtu do të bëhet e ditur në këtë ceremoni, derisa Radamel Falcao, Neymar dhe Miroslav Stoch do të konkurrojnë në çmimin e golit më të bukur të vitit 2012.