NAPOLI FITON DERBIN

REUTERS/Ciro De Luca
Nata e Matadorit
6 January, 2013 @22:19
Sonte ka qenë nata e uruguajanit Edinson Cavani në derbin italian ndërmjet Napolit dhe Romës të zhvilluar në stadiumin San Paolo.
Cavani i njohur me nofkën Matador, ka shënuar hat-trick për të shuar çdo shpresë të romakëve dhe për t’i sjellur napolitanëve trepikëshin në momentin e duhur që duke shfrytëzuar gabimet e Interit ndaj Udineses dhe Fiorentinës ndaj Pescaras, të ngriten në pozitën e tretë të Serie A-së.
Kosovari Valon Behrami ka luajtur tërë ndeshjen në qendër të mesfushës napolitane, derisa Blerim Xhemajli është futur në pjesën e dytë prej minutës së 65-të për të zëvendësuar Gokhan Inlerin.
REZULTATI:
Napoli - Roma 4-1 (Cavani 4, 48, 70, Maggio 90 - Osvaldo 72)