TURQI
REUTERS
Feneri mohon Belhandan
6 January, 2013 @21:10
Pas raporteve të shumta gjatë ditës së sotme se Fenerbahçe ka nënshkruar me mesfushorin e Montpellier-së, Younes Belhanda, klubi turk i ka hedhur poshtë të gjitha këto pak më parë.
“Nuk ka asnjë të vërtetë në raporte që keni lexuar gjatë ditës në lidhje me futbollistin e Montpellier-së, Belhanda,” ka shkruar në mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga klubi verdhë e kaltër i Stambollit.
Marokeni Belhanda, 22 vjeçar, është njëri ndër lojtarët kyq të kampionit të Francës, Montpellier dhe ka qenë më meritori për trofeun e kampionit të fituar në stinorin e kaluar.