CHELSEA

REUTERS/Kieran Doherty
Lamtumirë!
7 January, 2013 @13:22
Agjenti i mesfushorit legjendar të Chelseat, Frank Lampard, ka konfirmuar se nuk ka asnjë ndryshim te marrëdhëniet Chelsea - Lampard dhe klintit të tij klubi nuk planifikon t’i ofrojë kontratë të re në asnjë lloj marrëveshjeje, kështu ka shpjeguar sot agjenti Steve Kunter për mediat angleze, raporton The Sun.
“Frank duhet të luaj futboll për klubin e tij të dashur deri në fund të stinorit dhe prej atij momenti do të jetë plotësisht i lirë,” ka konfirmuar Kunter.
Ky njoftim ka gëzuar pa masë dy klubet e Serie A-së, Inter dhe Lazio. Këto dy ekipe që po mundohen të konkurrojnë Juventusin në luftë për titull dhe kualifikimin për në Ligën e Kampionëve stinorin tjetër, kanë shfaqur interesim për transferimin e mundshëm të yllit anglez.